Flash News

KRYESORE

Fevziu: Po mendoj të infektohem vetë me Covid-19, pse dua ta kaloj edhe unë

Fevziu: Po mendoj të infektohem vetë me Covid-19, pse dua ta kaloj

Moderatori i Opinion, Blendi Fevziu është shprehur i vendosur se pavarësisht vështirësive që po kalon vendi prej pandemisë Covid-19, emisionin e tij do ta realizojë me çdo kusht.

I ftuar në emisionin ‘Rudina’, Fevziu është pyetur nëse ndihet ndopak i trembur prej kësaj situate që sipas tij është më e vështira që ka kaluar në 23 vitet e fundit.

I vetmi shqetësim i Fevziut janë babai dhe vajza e tij e vogël, madje po mendon edhe të infektohet vetë me virusin e ri.

“Deri tani s’kam patur asnjë shqetësim. E para njëherë trembja në vetvete kam merak për tim atë, kam merak se në rast se do prekem do e kem të vështirë për të zhvilluar emisionin, vetëm po qesh i intubuar se po të jem do ta bëj në Skype, në çdo rrethanë.

Kam merak për vajzën e vogël, se gjithsesi duhet të rrish 2-3 javë pa e takuar, për familjen. Vetë personalisht nuk kam ndonjë shqetësim. Madje një moment po mendoja, i thashë dhe drejtorit të Spitalit Amerikan, ka ndonjë metodë të injektohet, të infektohem që ta kaloj se pastaj herën e dytë thonë, fiton një lloj lirie, pra izolohesh dy javë, por fiton një lloj lirie. Por pikëpyetja është se ti nuk e di si e kalon, domethënë si do reagojë trupi”, thotë moderatori.

Të fundit