Flash News

KRYESORE

Fevziu: Rama nuk meriton mandat të tretë, Basha po ecën drej rrugës së duhur

Fevziu: Rama nuk meriton mandat të tretë, Basha po ecën drej

Gazetari Blendi Fevzi deklaron se mazhoranca aktuale në pushtet nuk e meriton absolutisht një mandat të tretë qeverisës. Ai shtoi më tej se në mandatin e dytë PS hyri në fushatë pa asnjë premtim elektoral dhe nuk është bërë asgjë mbi gjërat reale.

“E para është shumë sempliciste si pyetje të thuash se çfarë është bërë mirë dhe keq nga kjo maxhorancë. Për mua duhet të shikosh premtimet e kësaj maxhorance. Në këtë mandat të dytë kjo maxhorancë hyri në fushatë pa asnjë premtim elektoral. Hyri me dajre, me tepsi, dhe nuk është bërë asgjë mbi gjërat reale. Nuk mendoj që  meriton absolutisht një mandate të tretë. Por sigurisht nuk e ndal këtë maxhorancë të kërkojë një mandat të tretë. Ne nuk kemi as edhe një sondazh konkret”, u shpreh ai në Syri tv.

I pyetur në lidhje me mundësitë që ka opozita për të ardhur në pushtet, Fevziu tha se duhet një frymë e madhe entuziasmi që të fitohen zgjedhdhjet dhe sipas tij, nëse publikut i thuhet që vota juaj do të vidhet, kjo do të ishte demotivim për të.

Ai tha se Basha po ecën drejt rrugës së duhur për ta sjellë PD-në në pushtet dhe se opozitën e sheh të unifikuar.

E para njëherë maxhoranca duhet të ketë një opozitë shumë të fortë. Gjashtë muaj para zgjedhjeve, opozita duhet të ketë një avantazh të fortë, sepse dihet makineria e maxhorancës që në këto moment fuqizohet. Por duhet një frymë entuziazmi që publiku të shkojë dhe të votojë.

Nëse publikut i thuhet që vota juaj do të vidhet, kjo do të ishte demotivim për publikun. Ne jemi ende të paqartë sesi mund të shkojmë në zgjedhje, me lista të hapura, të mbyllura Ne nuk dimë nëse PD do të dalë e vetme në këto zgjedhje apo do dalë në koalicion. Ne po lëvizim në një terren të panjohur. Ne nuk mund të flasim tani se çfarë do të ndodhë me 25 prill. Opozita ka një unifikim, është në linjë e gjitha. Nuk shikoj ndonjë problem unifikimi

Dëgjova z. Mediu që maxhoranca po përpiqet t’i përçajë, por kjo është normale. Basha po ecën drej rrugës së duhur. Pushteti fitohet dhe nuk dhurohet, dhe duhet t’i bindësh qytetarët që zgjedhjet fitohen. Opozita nuk duhet të përsërisë gabimin e zgjedhjeve të 2019 që braktisi zgjedhjet. Opozita nuk duhet të jetë qaramane.

Lënia në dorë të maxhorancës të pushtetit lokal, i fuqizon si shtab elektoral. Për sa i përket Bashës, po e shikoj që po merret me premtime konkrete”, shprehet Fevziu.

Të fundit