Flash News

KRYESORE

Fevziu te ‘Top Channel’, si ndryshon skena mediatike shqiptare dhe pasojat që do ndihen te të gjitha televizionet

Fevziu te ‘Top Channel’, si ndryshon skena mediatike shqiptare dhe

Politiko.al ka konfirmuar nga burime të sigurta negociatat që po zhvillohen mes Blendi Fevziut dhe televizionit ‘Top Channel’, për një transferim të mundshëm të emisionit ‘Opinion’.

Ndonëse palët janë ende në diskutime dhe asgjë nuk është mbyllur zyrtarisht, nuk është vështirë ‘të lexohen’ ndryshimet që do të pësojë e gjithë skena mediatike në Shqipëri në rast se Fevziu kalon te ‘Top Channel’.

I pari që do të preket është Ylli Rakipi dhe emisioni i tij “Të Paekspozuarit”. Rakipi la në fillim të këtij viti televizionin ‘News 24’, por pas një transferimi të mundshëm të Fevziut në ‘TCH’, ai pritet të humbasë garën për të mbajtur ‘prime time’-n e së enjtes.

Largimi i ‘Opinion’ do të hapë një vend të lirë në Tv Klan dhe kandidati më serioz për të mbushur boshllëkun e Fevziut është Sokol Balla me emisionin e tij ‘Real Story’. Viti 2018-të e gjeti Ballën në një televizion të ri, por nuk është aspak çudi që ai të largohet nga Vizion Plus nëse i vjen një ofertë e mirë nga Klani.

Nuk përjashtohet mundësia që Aleksandër Frangaj të kërkojë zevëndësuesin e Fevziut te 'Ora News' apo 'News 24'.

Politiko ka raportuar më 2 janar edhe për bisedat e Blendi Fevziut me Vjollca Hoxhën, në Stamboll të Turqisë. Në atë kohë, temë kryesore ishte largimi i Ballës nga Top Channel dhe gjetja e një zevendësuesi, por afërsia e Fevziut me Hoxhën la hapësirë për dyshime se diçka më shumë po planifikohej. Gjithsesi, ato zëra që ishin vështirë të konfirmoheshin gati gjashtë muaj më parë, sot tregojnë se diskutimet për transferimin e ‘Opinion’ kanë qenë të gjata.

Foto / Kur dhe si e dha Blendi Fevziu shenjën e parë të ndarjes nga Klani

Të fundit