Flash News

KRYESORE

Fier, kapet me 80 kg kanabis gati për t’u nisur drejt Italisë

Fier, kapet me 80 kg kanabis gati për t’u nisur drejt Italisë

 

Policia ka sekuestruar këtë mëngjes një tjetër sasi droge. Bëhet fjalë për rreth 80 kg e llojit kanabis e cila është zbuluar nga efektivë të policisë së Fierit, të cilët kanë arrestuar një person.

Fabian Tomorri, 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovec, është vënë në pranga gjatë operacionit antidrogë të koduar “Marinza”.

Deklarata e policisë:

Fier

Policia e Fierit finalizon me sukses operacionin antidrogë të koduar "Marinza".

Sekuestrohen 78 Kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar ”MARINZA”.

Në dalje të qytetit të Roskovecit, në orën 04:00, mbi bazën e informacionit të marë, u ndalua mjeti Furgon i tipit Fiat.

Nga kontrolli i ushtruar në mjet në pjesën e pasme u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi materiali bimor i dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sattiva e ndarë në 73 pako të mbështjella me natriban me peshë rreth 78 kg.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se lënda e dyshuar narkotike ishte e presuar në pako dhe e mbështjellë posaçërishtë me qëllim për t'u trafikuar më pas jashtë vendit me destinacion Italinë.

Po kështu janë kryer verifikime edhe për automjetin Furgon të markës Fiat, ku nga verifikimet paraprake dyshohet se është i trafikuar në Shqipëri.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestua në flagrancë drejtuesi i mjetit, shtetasi:

-F. T., 30 vjeç, banues në fshatin Velmish, Roskovecë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 78 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, automjeti tip Fiat dhe 3 aparate telefoni celularë.

Policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Trafikim i lëndëve narkotike” i mbetur në tentativë dhe “Trafikim i mjeteve motorike” parashikuar nga Nenet 283, 283/a e 22 dhe 141/a të Kodit Penal.

 

 

Të fundit