Flash News

KRYESORE

Fier, luftë me policinë gjatë grabitjes në mesnatë, qëllohet për vdekje njëri nga autorët

Fier, luftë me policinë gjatë grabitjes në mesnatë,

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para ta mëngjesi të sotëm në qytetin e Fierit. Një tentativë grabitjeje ka rezultuar fatale, pasi plani nuk ka shkuar siç ishte parashikuar, sepse në lojë kanë hyrë forcat e policisë.

4 persona kanë tentuar të grabisin një banesë në lagjen “29 nëntori” rreth orës 03.00 pas mesnate, por me ndërhyrjen e policisë, pati shkëmbim me armë zjarri mes dy palëve.

Për pasojë, njëri nga autorët ka mbetur i vdekur, një tjetër u plagos, ndërsa dy të tjerët duke përfituar nga errësira janë larguar me shpejtësi.  

Sipas të dhënave të para, grabitja do të kryhej nga 4 persona të maskuar dhe të armatosur. Nga radhët e policisë nuk ka të lënduar, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën për kapjen e dy autorëve të tjerë.

Kujtojmë se 2 mars Fieri u trondit nga një tjetër grabitje, ku i vdekur mbeti një qytetar. Një pikë e këmbimit valutor u tentua të grabitej nga 3 të rinj, por gjatë aksionit ndeshën në rezistencën e pronarit dhe një qytetari. Nga përleshja mes tyre mbeti i vdekur Agur Vrenozi, ndërsa u plagos rëndë Gëzim Hoxha, pronari i Exchange-it.

Policia arriti që brenda disa orësh të prangosë autorët, ndërsa i ndjeri Vrezoni është dekoruar me titull nderi pas vdekjes nga bashkia e Fierit dhe Presidenti i Republikës.

 

 

 

Të fundit