Flash News

KRYESORE

Fier/Zjarr masiv në zonën pyjore të Darzezës, flakët arrijnë 30 metra lartësi

Fier/Zjarr masiv në zonën pyjore të Darzezës, flakët

Zjarre masive kanë përfshirë zonën pyjore të Darzezës në Fier, duke shkrumbuar dhjetëra hektarë me bimësi.

Sipas raportimeve të para, flakët kanë arritur deri në 30 metra lartësi dhe deri tani janë djegur 15 hektarë pisha.

Forcat zjarrfikëse janë përpjekur të neutralizojnë flakët, por zjarri është favorizuar nga relievi dhe era e fortë në vend.

Reparti zjarrfikës i Fierit ka kërkuar ndihmën e forcave zjarrfikëse të Roskovecit, Ballshit dhe Lushnjes, ndërkohë po vijojnë hetimet për shkaqet e zjarrit.

Të fundit