Flash News

KRYESORE

FIFA nisi hetimet për ‘shqiponjat’, sa rrezikojnë të dënohen Xhaka dhe Shaqiri

FIFA nisi hetimet për ‘shqiponjat’, sa rrezikojnë të

FIFA ka njoftuar se ka nisur hetimet ndaj Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit pas festimit të tyre me shqiponjë gjatë ndeshjes me Serbinë, që përfundiu 2:1.

FIFA mund t’i ndëshkojë dy lojtarët nëse festimet e tyre vlerësohet të kenë provokuar publikun. Nëse shpallen fajtorë, Xhaka dhe Shaqiri mund të ndëshkohen me nga dy ndeshje pezullim

Kjo do të thotë se ata mund të mos kenë të drejtë të luajnë në ndeshjen e fundit të Grupit E kundër Kosta Rikës dhe pastaj në fazën tjetër, nëse kualifikohet, i bie të luajë ose me Meksikën ose me Gjermaninë.

Megjithatë, dy futbollistët mund të dënohen me gjoba, dhe të marrin vërejtje. Në hetim ka përfunduar edhe trajneri i kombëtares serbe Mladen Krstajiç që në përfundim të takimit u shpreh se vetëm serbët dënohen në bazë të gjykimeve selektive.

Ndërkohë që në hetim kanë përfunduar edhe korret raciste të tifozerisë serbe përgjatë të gjithë takimit sidomos në momentet kur topi zotërohej nga futbollistët shqiptarë të Zvicrës.

Të fundit