Flash News

KRYESORE

Fik dritat te ‘Unaza e Re’ dhe i ndez te ‘Pazari i ri’, Erion Veliaj: Nesër ‘Astiri’ do të jetë më mirë

Fik dritat te ‘Unaza e Re’ dhe i ndez te ‘Pazari i ri’,

Gjatë kohës që banorët e ‘Unazës së Re’ përplaseshin në errësirë me policinë për të mbrojtur banesat e tyre, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndodhej në anën tjetër të qytetit, në zonën e Pazarit të Ri, ku ndezi dritat për festat e fundvitit.

Duke pretenduar se te ‘Unaza e Re’ po përpiqet të bllokohet zhvillimi, Veliaj u shpreh i bindur se nesër kjo zonë do të jetë me mirë, por pa folur asnjë fjalë për banorët që rrezikojnë të mbesin në rrugë.

“Nëse kemi mësuar një gjë nga e kaluara është kjo: në Tiranë, sa herë që bëhet punë ka gjithmonë parti që mbjellin sherr, por sa herë që tejkalohet sherri dhe mbaron puna, fiton i gjithë qyteti. Për të gjithë ata që si Ylli para një viti e gjysmë bënin zhurmë dhe rrëmujë, bllokonin çdo investim, bënin be e rrufe, ja shembulli: Ylli është më mirë, Pazari i Ri është më mirë, Tirana është më mirë. Nesër Astiri do jetë më mirë, Unaza e Re do jetë më mirë, Tirana do jetë më mirë dhe gjithë Shqipëria që do të kalojë aty do të jetë më mirë”, tha Veliaj.

Prej tre ditësh, banorëve të ‘Unazës së Re’ u është ndërprerë energjia elektrike në rrugë, veprim që ata e konsiderojnë presion të autoriteteve për të braktisur banesat.

Të fundit