Flash News

KRYESORE

Fikja e radarëve, Artan Hoxha i tregon rast konkret, Kodheli: Nuk mund te ndodh

Fikja e radarëve, Artan Hoxha i tregon rast konkret, Kodheli: Nuk mund te

Gazetari Investigativ Artan Hoxha, në emisionin “Të paekspozuarat” ka bërë me dije zonjën  Mimi Kodheli për një rast ku Kreu I Policisë së Shtetit ka njoftuar se në kulmin e një operacioni të policisë për kapjen e një mjeti lundrues I cili po lundronte në det, janë fikur radarët.

Ndërkohë që ish-ministja është shprehur se kjo gjë teknikisht nuk mund të ndodhi, por nëse dikush ka prova të tilla ta denoncojë këtë rast, ka deklaruar ajo.

Hoxha: Në një raport të Haki Çakos, drejtuar ministrit bëhet fjalë për një rast specifik, për të kapur një mjetë lundruese në det, në operacion kanë marr pjesë edhe policia shteteve te huaja, papritmas ka vënë re që radarët ishin fikur papritmas. Në kulmin e operacionit u fikë radari, dhe u tha se atë e kishte fikur inxhinieri I mirëmbajtjes, këtë e ka deklaruar drejtori I Përgjithshëm  të Policisë së Shtetit. A keni patur ju informacion në lidhje më këto raste?

Kodheli: ju keni një informacion dhe unë më shumë se sa ju do ta ftoja Prokurorinë të hapte një hetim në lidhje me këtë çështje. Në kohën që në flasim mua më vjen një njoftim se po të shikosh procesverbalin është ndryshe, pra për këtë çështje e vërteta është ndryshe.

Haxha: Pra ju po thoni se Çako po gënjen, sepse atij I ka ardhur informacioni në rrugë zyrtare.

Kodheli: Edhe mua po më vjenë informacioni në rrugë zyrtare. Unë më shumë se ju ftoj Prokurorinë të nis hetimet.

I kam gjetur Shut Down radarët e ushtrisë, I kam ringritur, jam dakord që të hetohen, Radarët janë 98% në gatishmëri. Teknikisht radarët nuk mund të fiken. Nëse keni të dhëna të tjera unë ftoj këdo që ta denoncojë.

Të fundit