Flash News

KRYESORE

Fillimisht i ftojnë por më pas pendohen; deputetët kosovarë nuk do marrin pjesë në konferencën e Beogradit

Fillimisht i ftojnë por më pas pendohen; deputetët kosovarë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nga LDK, Ilir Deda nga Alternativa, si dhe Blerta Deliu-Kodra nga PDK, kanë marrë një letër nga Kuvendi i Serbisë, ku njoftohen për anulimin e pjesëmarrjes së tyre në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit”, e parashikuar të mbahet me 11-12 maj në Beograd.

Të tri letrat i ka publikuar deputeti Deda, duke thënë se veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për normalizimin të raporteve.

“Ja letra e drejtuar mua, Vjosa R. Osmani dhe Blerta Deliu-Kodra e anulimit të pjesëmarrjes në konferencën “Përmes idesë së BE-së drejt paqes dhe zhvillimit” të paraparë të mbahet me 11-12 maj në Beograd.  Në ditën e Evropës, del fytyra anti-evropiane e udhëheqësisë së Serbisë. Veprimet e tilla janë në kundërshtim me deklarimet për “normalizim” të raporteve me Kosovën, dhe për “përkushtimin” ndaj rrugëtimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Deda, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.

Deputetëve kosovarë u kishte mbërritur fillimisht ftesa për të qenë të pranishëm në konferencën e Beogradit, por kjo kishte shkaktuar reagime të ashpra te politikanët serbë. Pas kundërshtimeve, Kuvendi i Serbisë ka anuluar ftesat.

Të fundit