Flash News

KRYESORE

Fillon hakmarrja politike, Ulsi Manja kërkon shkarkimin e Besim Hajdarmatajt

Fillon hakmarrja politike, Ulsi Manja kërkon shkarkimin e Besim

Mazhoranca ka filluar hakmarrjen politike ndaj prokurorëve të çështjes Tahiri, specifikisht ndaj Besim Hajdarmatajt, prokuror i Krimeve të Rënda.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’, deputeti i PS, Ulsi Manja, i ka bërë presion Hajdarmatajt kur i kujton se deklarata e lëshuar dje kundër kryeministrit Edi Rama mund të sjellë shkarkimin e tij nga detyra.

Sipas Manjës, deklarata e Ramës ku sulmohej organi i akuzës është normale për sa kohë ajo bëhet në forumet e partisë, por nga ana tjetër, prokurorit i ndalohet t’i përgjigjet akuzave politike të kryeministrit.

Reagimi:

Më kanë pyetur shumë njerëz a ka të drejtë prokuroria të bëjë deklarata politike si ajo e djeshmja, ja përgjigja ime:

Deklarata politike si ajo e djeshmja në mënyrë kategorike jo, madje as nuk duhet t’i çojnë nëpër mend e jo më t’i bëjnë publike në media sepse e ndalon Neni 9 paragrafi i 3 i ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në R.SH” ku thuhet qartë dhe pastër, “prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera”, e jo më të sulmojnë Kryeministrin që mban një fjalim politik në një forum të partisë së tij!!!

Besoj kaq e kupton edhe një që nuk është jurist!

Po kur prokurori e bën një deklaratë të tillë politike si ajo e djeshmja ç’farë pasojash ligjore ka?

Kjo konsiderohet si shkelje e betimit të bërë solemnisht “për t’i qëndruar kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe respektimit të rregullave të etikës profesionale në kryerjen e detyrës” , dhe në bazë të Nenit 148/dh të Kushtetutës së Shqipërisë, prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për “shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”, respektivisht shkelen Nenet 37, 101/c dhe 102/ë të ligjit “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në R.SH”.

As edhe për të kuptuar këto nuk duhet të jesh jurist i shquar mjafton të hapësh defterët e ligjit dhe i kupton gjithkush.

Kaq besoj mjafton o dashamirës të drejtësisë dhe ligjit për të kuptuar kush e ka shkel ligjin në këtë rast prokurori apo Kryeministri!

Ndoshta i kam rënë pak gjatë po kështu jemi ne juristët!

Çështja Tahiri bashkon për herë parë Astrit Patozin me Lulzim Bashën

Të fundit