Flash News

KRYESORE

Fillon keq aventura e Kukësit në Champions, policia ndalon trajnerin Gjoka dhe 7 lojtarë në Vjenë

Fillon keq aventura e Kukësit në Champions, policia ndalon trajnerin

Ka filluar keq aentura e ekipit kampion të Kukësit në ndeshjen e parë për Champions. Një pjesë e skuadrës kampione është ndaluar dje gjatë mbrëmjes në Vjenë dhe është marrë në pyetje për orë të tëra, sepse mbi ta kanë rënë syshime për trukime në disa ndeshje miqësore që Kukësi zhvilloi pikërisht në tokën austriake. Situata e djeshme ka krijuar shqetësim dhe panik në ambientet e klubit kampion në fuqi të Shqipërisë dhe ka vënë në siklet të madh edhe futbollistët para ndeshjes së Champions-it kundër Sherif Tiraspolit më 12 korrik. Përveç trajnerit Gjoka, gazeta mëson ekskluzivisht se lojtarët e shoqëruar në polici janë portierët Enea Koliçi dhe Ervis Koci. Të tjerët janë Ylli Shameti, Albert Serran, Rustem Hoxha, Hair Zeqiri dhe Simon Rrumbullaku. Lojtarët kanë qëndruar për më shumë se tri orë në komisarisat dhe mësohet se një pjesë e tyre janë lënë të lirë rreth orës 00:45.

Nuk ka ku të shkojë më keq se kaq sa i përket imazhit të futbollit shqiptar. Vitin e kaluar UEFA dënoi kampionët e Shqipërisë, Skënderbeun, që të mos merrte pjesë në Champions, pikërisht për trukime. Ndërkohë, sot sërish kampionët në fuqi të Shqipërisë ndalohen në Vjenë me të njëjtin dyshim.

 

 

Të fundit