Flash News

KRYESORE

Fillon ndërhyrja te “Unaza e Re”, banorët mobilizohen në protestë për të mbrojtur shtëpitë

Autoritetet kanë ndërmarrë sot veprimet e para për zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës te “Unaza e Re”, që parashikon edhe prishjen e rreth 400 shtëpive e bizneseve në atë zonë.

Pemët anës rrugës janë prerë, ndërkohë që banorëve u është ndërprerë energjia elektrike. Kjo situatë ka sjellë mobilizimin e banorëve, të cilët kanë nisur herët protestën e tyre që ka hyrë në ditën e 14.

Protestuesit shprehen të vendosur për të mbrojtur investimin e tyre dhe theksojnë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë që shteti t’u japë shtëpi ku të jetojnë.

Gjithashtu, sinjalistika rrugore është hequr gjatë darkës dhe banorët shprehin shqetësimin për rrezikun që u kanoset fëmijëve të tyre.

Të fundit