Flash News

KRYESORE

“Film komercial, vetëm për të bërë lekë”, Ermal Mamaqi i përgjigjet ish-kolegut të ‘Portokalli’

“Film komercial, vetëm për të bërë

Aktori Ermal Mamaqi i është përgjigjur mikut të tij dhe ish-kolegut në ‘Portokalli’, Ervin Bejleri, pasi ky i fundit e cilësoi filmin ‘Dy gisht mjaltë’ si komercial.

“Është film komercial. Është film për të bërë lekë. Vlera artistike? Nuk e kemi parë ende. Stafi ishte shumë korrekt si ai teknik dhe ai produksional. Është një film komercial, për të bërë lekë po që për mua këto filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë publiku, ka nevojë populli. Italianët kanë vite që bëjnë këto lloj filmash’, shprehet aktori në emisionin ‘Rreze dielli’.

Ndërkohë, sot në emisionin ‘Wakë up’, Mamaqi i është përgjigjur, duke thënë se fjala komerciale ndonjëherë keqkuptohet.

“Vini është djalë shumë i mirë, është shoku im i vjetër që nga ‘Portokalli’. Fjala komerciale në shumë raste keqpërdoret.  Ka një lloj imazhi të keq për gjërat që shiten, por kjo nuk do të thotë se nuk ka vlerë”, u shpreh Mamaqi.

Të fundit