Flash News

KRYESORE

Film për Vjosën, MTV: Të shpëtojmë lumin e fundit të egër në Europë

Film për Vjosën, MTV: Të shpëtojmë lumin e fundit
Buja e hidrocentraleve që po ndërtohen në lumin Vjosë ka ngjallur reagimin dhe interesin e  të huajve. Në filimin që do të publikohet së shpejti, i bëhet thirrje bankave ndërkombëtare të ndalojnë financimet për ngritjen e HEC-eve. Vjosa është shtëpia e mijëra specieve që jetojnë në këtë ambient, dhe shkatërrimi i saj do të ishte dramatik edhe për banorët e zonës.  MTV shkruan se hidrocentralet që po ndërtohen në këtë zonë janë rreziku i lumit. Në filmin e ri 'Adventures Not Dams', nga regjisori Jon Collins dhe bashkëpunëtori Much Better Adventures, Sam Bruce, do të paraqitet shkurtimisht se kush janë financuesit e digave, ndikimi në mjedis dhe në popullatën që jeton aty. Teksa flet për projektin, Bruce shprehet: "Kur dëgjuam për planet e shkatërrimir të lumit të fundit të egër në kontinent, erdhëm në Shqipëri për të parë se çfarë po ndodhte në terren. "Derdhja e betonit mbi parqet kombëtare të mbrojtura është e çmenduri, për më tepër për ta bërë këtë pa shqyrtimet e duhura mjedisore është e turpshme. Po ndërtohen diga pa leje...”. Më tej Bruce shton se gjatë vizitës në Vjosë kuptoi se qytetarët e këzaj zone, njerëz tejet optimistë, kërkojnë ndihmë për ngritjen e zërit të tyre. “Shpresojmë që filmi ynë të kontribuojë për ta bërë më të njohur këtë çështje problematike”, shprehet më tej ai.  

Të fundit