Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Film i ri për Skënderbeun, zbulohet aktori që do luaj rolin e Heroit Kombëtar
Është tipik zeshkan, dhe pikërisht pamja e tij e bëri për vete regjisorin italian Steven Renso që t’ia besojë rolin e Skënderbeut aktorit shqiptar Rimi Beqiri. I njohur në teatrort dhe kinematografinë italiane, Rimi Beqiri ka treguar për përvojën e tij për filmin “Kastriota”, që tashmë ka lançuar edhe trailerin. “Ndihem krenar që regjisori ma besoi mua rolin e heroit tonë kombëtar, i njohur dhe i respektuar në të gjithë Evropën por jo vetëm”, ka thënë Beqiri për KultPlus. Ky film pason filmin tjetër për Skënderbeun që ishte realizuar nga një produksion rus qysh në vitin 1953, por Beqiri ka spikatë se nëse do të duhej të realizohej një film i madh mbi këtë figurë të rëndësishme shqiptare, atëherë do të duhej ti besohej ndonjë produksioni të madh hollivudian.
“Kastriota” është filmi i fundit që është realizuar mbi figurën e Skënderbeut, dhe pikërisht roli i Skënderbeut bartet nga ju, si ndiheni që luani një rol kaq të madh?
Rimi Beqiri:Ndiej një përgjegjësi të madhe, por dhe një emocion të veçantë, gjithashtu ndihem dhe krenar që regjisori ma besoi mua rolin e heroit tonë kombëtar i njohur dhe i respektuar në të gjithë Evropën dhe jo vetëm në Evropë.
Rolet që një aktor mund të bëj janë të shumta por që unë të bëja rolin e “Skënderbeut” nuk e mendoja ndonjëherë, edhe pse në skenë kam sjellë një Skënderbe pak më “modern” se çka qenë tek filmi i fundit “capolavoro” me produksion rus të vitit 1953, ku shumica e kujtimeve tona menjëherë shkon tek ai film.
Filmi është i metrazhit të shkurtë dhe është produksion italian, na tregoni më shumë si erdhi deri te realizimi i filmit?
Rimi Beqiri: Regjisori Steven Renso, i fejuar me një vajzë nga anët e mia, dmth Tirana, duke vajtur shpeshëherë dhe duke vizituar shpeshëherë Tiranën, eshte mahnitur me figuren e heroit tonë, aty pastaj është informuar disi më tepër nga të gjitha anët derisa arriti më në fund vendimit që të xhiroj një film me metrazh të shkurtër, dhe pse mos duke rrezikuar shumë, por është edhe mahnitur vetëm për të treguar një pjesë të jetës së heroit tonë me një pikëpamje artistike të tij personale.
Po roli, si erdhi deri te besimi i regjisorit që ju të bartni këtë rol?
Rimi Beqiri: Unë Steven e kam njohur dhe më parë, sepse kam xhiruar diçka tjeter me të, por ai mbasi vendosi të xhirojë këtë mbi Skënderbeun, menjëherë më kontaktoi entuziast duke më treguar për këtë projekt duke më thënë që jam zeshkan, me mjekërr zeshkane dhe i ngjaj taman Skënderbeut, por dhe modern, siç e kishte menduar ai…pastaj shtoi dhe disa elemente të tjera sikurse që jam i zoti si aktor… por i lëmë mënjanë këto ahahaha, kështu që rolin do ta bëja unë sepse nuk bënte ndryshe, sespe, po të mose pranoja rolin, sipas tij, ai nuk do ta xhironte filmin.
Figura e Skënderbeut është mjaftë komplekse, dhe një film mbi të është një përgjegjësi mjaftë e madhe, për cfarë flitet në këtë film më konkretisht?
Rimi Beqiri: Në këtë film nuk flitet e gjithë jeta e tij, sepse duke qenë një film i shkurtër, regjisorit i interesonte vetem një fragment i rëndësishëm i jetës së tij, dmth momenti kur ai është si puna e Hamletit me dyshime. Momenti kur Skënderbeu zbulon prejardhjen e tij dhe pastaj nis dhe hyn në një tunel me një rrugë të vështirë: duhet të zgjedhi që të vazhdojë të rrijë si gjeneral i perandorisë të Sulltanit Murat, apo të vendos të kthehet në Shqipëri dhe të lirojë popullin e tij, e të ndjeki gjurmët e babait të tij. Në këtë mes është patjetër dhe figura e Hamzait që prezantohet si një figurë e ëndrrës së tij. Filmi është në mes ëndrrave të këqija dhe realitetit të paqartë që i paraqitet Heroit tonë
Tashmë sapo është plasuar traileri i filmit, po për rrugëtimin e këtij projekti jeni në dijeni se si do të shkojë, kur dhe ku do të shfaqet?
Rimi Beqiri: Mendoj se njëherë filmi si shumë filma të tjerë me metrazh të shkurtër do marri rrugën nëpër festivale të ndryshme, si në vendin tonë ashtu dhe jashtë, dhe shpresojmë që të arrijë sa më lartë. Pastaj mendoj se do shfaqet edhe në disa evente të ndryshme kulturore që do zhvillohen këtu në Romë ose në disa qytete tjera të Italisë, sepse viti 2018 është dhe viti i kujtimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë.
Ku është xhiruar filmi?
Rimi Beqiri: E kemi xhiruar në një nga malet e “Dossenas” 1200 metra lartësi me -5 gradë ftohtë, që ndodhet në një provincë të Bergamos.
Në bazë të trailerit, shihen edhe kostume të vecanta në këtë projekt, sa të kanë dhënë emocione këto pamje?
Rimi Beqiri: Ah kostumet janë shumë të bukura dhe pse nuk janë njëlloj fare si të asaj kohe por shumë emocionuese, sepse këto lloj kostumesh të shtojnë andrenalinën e duhur dhe të bëjnë të mendosh si në atë kohë, të ndihmojnë të hysh në rol sa më shpejt dhe të mbash përgjegjësinë e atij personazhi deri në fund…në këtë rast të Skënderbeut modern.
Do të duhej të bënin kineastët më shumë për këtë figurë kombëtare?
Rimi Beqiri: Unë personalisht mendoj që po ta marri në dorë një produksion Hollyëoodian, një film të tillë, figura e Skënderbeut do të zmadhohej sa më shumë në nivelet botërore, dhe sa më shumë te njerëzit e thjeshtë dhe jo vetëm te studiuesit e historisë. Do dilte diçka madhështore.
Tashmë keni provuar ndjesinë të jeni në karakterin e Skënderbeut, sa do të dëshiroje të luaje në një film më të madh mbi këtë figurë të rëndësishme kombëtare?
Rimi Beqiri: Do ta dëshiroja shumë, por këta janë ëndrra dhe ëndrrat siç mire i dimë, jo të gjitha nganjëherë realizohen por në të shumtën e rasteve mbeten vetëm ëndrra, me këtë nuk dua të them që jam pesimist, por realiteti sot është ky, që të besh filma të bukur sidomos epik kolosal duhen shumë gjëra, por në radhë të parë duhen shumë para. (KultPlus.com)
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38