Flash News

KRYESORE

Filmat vizatimorë jo realistë shtrembërojnë formimin e fëmijëve

Filmat vizatimorë jo realistë shtrembërojnë formimin e

Në këndvështrimin e universitetit amerikan Duke University, filmat për fëmijë “, prezantojnë jetën në mënyrë të gabuar.”

Duke kritikuar dhe shtatë xhuxhat e Borëbardhës të cilët janë të lumtur që po shkojnë në minierë. Kërkimet e universitetit amerikan i quajnë këto skena si jorealiste.

Përfaqësimi i këtyre personazheve ka tendencën që të jetë shumë i sheqerosur, hipokrit dhe artificial krahasuar me realitetin. Po ashtu ato japin një pamje të shtrembëruar të varfërisë dhe të ndryshimeve klasore. Janë analizuar rreth 32 filma dhe këta filma kanë pasur rreth 100 milionë dollarë përfitime.

Analiza e tyre tregon se heronjtë e tyre janë ose përfundojnë të pasur dhe pjesa më e madhe e personazheve u përket shtresës së lartë. Ato sugjerojnë se pabarazia sociale është gjë e mirë dhe se shtresat e ulëta nuk kanë arsye pse të ankohen. Shpesh të varfërit përshkruhen si më të lumtur se të pasurit dhe që do i ndryshonin me shumë dëshirë vendet me njëri-tjetrin.

Të fundit