Flash News

KRYESORE

Filmi hollivudian që flet për drogën dhe krimin në Shqipëri, Bes Kallaku zëvendëson Albana Osmanin

Filmi hollivudian që flet për drogën dhe krimin në

"The Brave" titullohet filmi më i ri i cili ka filluar të shfaqet edhe në kinematë shqiptare. Ky është një film që flet për drogën dhe krimin në Shqipëri, një prodhim hollivudian që ka përfshirë dhe disa emra aktorësh shqiptarë. Bëhet fjalë për Bes Kallakun i cili edhe në trailerin e filmi, që është publikuar disa muaj më parë, është përfshirë në një fragment. Po ashtu pjesë e filmit është dhe aktori shqiptarë Ervin Bejleri.

Por para dy vitesh, lajmi që Albana Osmani do të ishte pjesë e këtij filmi, u bë viral. Në fakt asokohe filmi kishte një titull tjetër "Lazarat Burning", dhe jo vetëm emri i Albanës por edhe i Jonida Vokshit dhe Ermal Mamaqit përflitej si aktorët shqiptarë që do merrnin pjesë.

Sipas Albanës me kalimin e kohës gjërat ndryshuan dhe aktorët gjithashtu, e madje dhe titulli i filmit. Për revistën 'Anabel, Albana është shprehur duke thënë:

“Në fakt ai film, “Lazarat Burning”, nuk u bë kurrë, madje dhe emri ndryshoi. Për punët e tyre, ata ndryshuan skenarin, kastën e aktorëve dhe detaje të tjera. Në film futën më shumë personazhe burra. As unë, as Ermali dhe as Jonida nuk qemë pjesë.” 

Të fundit