Flash News

KRYESORE

Filmi me të mitur homoseksualë, psikologia kritikon TVSH-në: Mënyra e gabuar, mendon se kështu shkon në Europë

Filmi me të mitur homoseksualë, psikologia kritikon TVSH-në:

Të shumta kanë qenë kritikat dhe reagimet ndaj Televizionit Publik Shqiptar pas publikimit të një filmi me dy të mitur homoseksualë.

Psikologia Denada Toçe ka kritikuar zgjedhjen e TVSH-së, duke e cilësuar jo etike transmetimin e një filmi të tillë, sipas saj shumë ndikues te adoleshentët në zhvillim.

“Jo homoseksual, por edhe sikur të ishte një film me metrazh të shkurtër me te mitur heteroseksual, nuk është aspak etike dhe e udhës të transmetohet, aq me teper nje televizionin publik shqiptar. Këto janë modele mjaft delikate, te cilat do te duhen te trajtohen ne kontekste shume te mirëorganizuara ne ndihme te orientimit seksual te të miturit apo adoleshentët ne zhvillim. Kështu, nëpërmjet medias, që është nje aktor shume ndikues te fëmijët, për sjellje agresive, seksuale, etj (sipas studimeve), legjitimojmë modele ne procesin e identifikimit seksual te adoleshentët, te cilat nuk përputhen me nevojat e tyre: nevoja për përtypje të informacionit, për orientim të drejtë, për brendësim dhe me pas identifikim. Nëse rruga eshte shfaqja e filmave si ky, atëherë ne qaf paçi veten. Nuk është kjo menyra per t'u njohur dhe pranuar me fenomenin e homoseksualitetit, te luftosh homofobine apo bulizmin ndaj grupeve të margjelizuara.

Tvsh ka shkuar shume me larg se ligji i martesave me te njëjtin seks, ia ka kaluar dhe vendeve të zhvilluara evropiane, pa shku' nje here vet ne Europe. Ose mendon se duke bërë keto shfaqje, shkon në Europë”, reagon psikologia.

Të fundit