Flash News

KRYESORE

Filmi për ‘shtëpinë e verdhë’, Serbia mbështet me 340 mijë euro projektin e regjisorit amerikan  

Filmi për ‘shtëpinë e verdhë’, Serbia

Serbia ka ofruar mbështetje financiare për filmin e paralajmëruar të regjisorit amerikan Pol Kampf që lidhet me të ashtuquajturën ‘shtëpia e verdhë’ në Shqipëri dhe që serbët e kanë cilësuar si vendi ku është kryer tregtia me organet.

Sipas gazetës “Novosti”, do të jetë Qendra e Filmit në Serbi ajo e cila do të mbështesë financiarisht realizimin e filmit, me një shumë prej 340 mijë eurosh.

Sipas kësaj medie, “komisioni i posaçëm, i ka dhënë mbështetje këtij projekti në të cilin kjo temë e dhimshme për popullin serb do të prezantohet në film nga autorë amerikanë dhe kështu, shikues të gjerë do të njihen me krimet e shqiptarëve që kanë ndodhur në “shtëpinë e verdhë””.

Regjisori, skenaristi dhe producenti Pol Kampf ka treguar për “Novosti” se filmi do të titullohet “Korrja” dhe bazohet në romanin e Veselin Celetovic “Zemra serbe e Johanit”.

Në këtë libër flitet për një gjerman të pasur i cili kishte bërë transplant të zemrës në “shtëpinë e verdhë”. Ai pas transplantit kishte filluar të ëndërronte peizazhe të panjohura, njerëz me sy blu, dhe pastaj kishte mbërritur në Kosovë për gjetur një përgjigje.

Të fundit