Flash News

KRYESORE

Filmi ruso-serb i frymëzuar nga lufta në Kosovë shkakton tensione

Filmi ruso-serb i frymëzuar nga lufta në Kosovë shkakton tensione

Filmi ruso-serb "Balkanska Međa" (Linja e Ballkanit) ka shkaktuar reagime të shumta. Vendimi i drejtorit të qendrës kulturore në Bujanoc, Jetmir Ismaili, që të refuzojë ofertën e një kompanie filmike për të shfaqur filmin ruso-serb në qendrën kulturore të Bujanocit ka shkaktuar reagime nga ministri i Kulturës në Serbi, Vladan Vukosavljeviç.

Ismaili tha për mediat lokale më 13 prill 2019 se ai nuk e ka pranuar ofertën e një kompanie filmike nga Beogradi për të shfaqur filmin ruso-serb "Balkanska Međa" në qendrën kulturore në qytet .

"Unë besoj se ky film propagandistik mund të rrisë tensionet ndëretnike dhe madje edhe urrejtjen etnike në komunën e Bujanovcit", citohet të ketë thënë Ismaili.

Ministri Vukosavljeviç tha për RTS se vendimi i drejtorit të qendrës kulturore përfaqësonte një lloj censure dhe përfshirje të fortë të politikës në kulturë.

"Ky është një vendim politik që vetëm mund të ushqejë zjarrin dhe të krijojë tensione në një kohë kur të gjithë jemi në një fazë dialogu dhe qetësimi të gjërave", shprehet ministri Vukosavljeviç.

Filmi rus-serb "Balkanska Međa" është frymëzuar nga lufta e Kosovës dhe ngjarjet që lidhen me pushtimin e trupave ushtarake ruse në aeroportin e Prishtinës.

Të fundit