Flash News

KRYESORE

Filmonte tensionet mes banorëve dhe IKMT në Shëngjin, policia shoqëron gazetarin në krye të detyrës

Policia ka shoqëruar në krye të detyrës gazetarin e report tv në Lezhë, Elvis Hila teksa ky i fundit po ndiqte përplasjet mes banorëve dhe IKMT në Shëngjin të Lezhës.

Në momentin e shoqërimit, shefi i Rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje i ka marrë telefonin dhe ka nisur t’ja kontrollojë duke i cenuar kështu edhe privatësinë.

Shoqërimi i gazetarit në furgon ka zgjatur disa minuta, pas insistimit të kolegëve të tjerë gazetarë, të cilët i kanë kërkuar shpjegime policisë mbi shoqërimin e Hilës në krye të detyrës.

“Në momentin kur policia dhe IKMT po përplaseshin me pronarin e një objekti unë po xhiroja. Është afruar shefi i rendit dhe më ka marrë forcërisht telefonin dhe më pas ka thirrur dy policë të tjerë dhe më kanë shoqëruar. Kanë qenë kolegët e mi që e kanë filmuar gjithë skenën duke i kërkuar llogari përse më shoqëruan, por nuk dhanë asnjë shpjegim", është shprehur pas incidentit gazetari Hila.

[caption id="attachment_391240" align="alignleft" width="768"]Shefi i rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje Shefi i rendit në komisariatin e policisë Lezhë, Agron Qullhaje[/caption]

Të fundit