Flash News

KRYESORE

Finalja e Championsit në rrezik, festimi ushtarak i Turqisë bën lëmsh UEFA-n

Finalja e Championsit në rrezik, festimi ushtarak i Turqisë bën

Finalja e Champions Leagues mund të mos zhvillohet në Turqia. UEFA kishte përcaktuar Stambollin dhe stadiumin "Ataturk" si impiantin që do të zhvillohej finalja e madhe e 30 majit, por duket se gjërat mund të ndryshojnë.

Italia i ka dalë kundër përzgjedhjes nga UEFA dhe e gjitha lidhet me ngjarjet e fundit. Festimi ushtarak i kombëtares së turqisë në ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe Francës ka ndezur sirenat e alarmit.

Turqit po përziejnë futbollin me politikë, aq më tepër në mbrojtje të ushtrisë së tyre që ka nisur luftën dhe masakrën ndaj kurdëve në Siri duke vrarë me qindra mijëra njerëz.

Ministri i Sportit të Italisë, Vincenzo Spadafora, do të kërkojë në UEFA që stadiumi të ndryshojë. Vështirë që kërkesa e tij të pranohet, por gjithçka mund të ndodhë.

Të fundit