Flash News

KRYESORE

Finalja e “Copa Libertadores”, gjendet stadiumi ku do të luhet përballja e madhe

Finalja e “Copa Libertadores”, gjendet stadiumi ku do të luhet

Institucioni drejtues i futbollit amerikano jugor ka lajmëruar se finalja e kthimit e “Copa Libertadores” midis River Plate dhe Boca Juniors  do të luhet jashtë Argjentinës.

Sipas “The Sun”, përballja do të luhet me 8 dhjetor në kryeqytetin e Katarit, Doha në stadiumin me kapacitet 40 mijë vende “Khalifa International Stadium”.

Një sakrificë mjaft e madhe për tifozët e të dyja skuadrave, të cilët nëse duan që ta shikojnë këtë përballje, do të duhet që të udhëtojnë 13307 km larg kryeqytetit Argjentinas.

Fituesi i turneut më pas do të qëndrojë në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në kompeticionin e Botërorit të Klubeve , i cili do të nisë 4 ditë më vonë në Abu Dhabi.

Pas sulmit të dhunshëm të tifozëve të Riverit kundër autobusit të Boca-s, ndërsa po udhëtonte drejt stadiumit “monumental”, drejtuesit e klubit të sulmuar kërkuan që ata ta fitonin 3-0 takimin në tavolinë dhe t’u jepej trofeu.

Të fundit