Flash News

KRYESORE

Finalja epike, Djokovic rrëmben Australian Open dhe vendin e parë

Finalja epike, Djokovic rrëmben Australian Open dhe vendin e parë

Novak Djokovic ka fituar Australian Open. Grandslami i parë i sezonit u rrëmbye nga tenisti serb, pasi ky i fundit mposhti me rezultatin 3-2 në finale Domenic Thiem.

Një ndeshje epike që shkoi me 5 sete dhe zgjati mbi 4 orë. Seti i parë u fitua nga Djoko me rezultatin 6-4, ndërsa austriaku u përgjigj me dy sete radhazi 4-6 2-6 duke krijuar iluzione se do të kishte një fitues të ri Grandslami.

Nuk ndodhi kështu, pasi Djoko fitoi 6-3 ndeshjen e radhës dhe 6-4 setin final. Hera e tetë që Djoko çon lart trofeun e Australian Open, ndërsa me këtë fitore rifiton sërish vendin e parë në renditjen e përgjithshme.

Të fundit