Flash News

KRYESORE

Financieri i Habilajve dëshmon në polici, implikon edhe zyrtarin e drejtësisë

Pas dërgimit të letërporosisë në Itali nga prokuroria e Krimeve të Rënda për marrje në pyetje të Nezar Seitit, Prokuroria e Katanias e ka ezauruar më së miri.

Burime të “Panorama” , tregojnë se Nezar Seiti, i njohur si financieri i bandës së Habilajve, ka dëshmuar para prokurorëve italianë për përfshirjen e tij në organizatën kriminale të Moisi Habilaj.  

Ajo që ka ngjallur më shumë interes nga dëshmia e tij është fakti se Seitaj ka përmendur një zyrtar të drejtësisë shqiptare, si personi që ndihmonte grupin kriminal. Për arsye hetimi emri i tij nuk është bërë i ditur, por burimet theksojnë se ai vazhdon të jetë ende në detyrë. 

Ai është pyetur edhe për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Pritet që gjatë këtyre ditëve të mbërrijë edhe proces-verbali i dëshmisë së tij në Shqipëri.

Seiti u ekstradua në Itali me kërkesë të tij, por në kushtet kur ai po procedohej edhe në Shqipëri. Krijoi një skandal, pasi ligjet thonë se ai s’mund të ekstradohej. Për këtë një gjyqtar dhe tre prokurorë janë nën hetim.

Të fundit