Flash News

KRYESORE

Financieri i pasur zvicerian paguan kosovarin për të vrarë gruan

Financieri i pasur zvicerian paguan kosovarin për të vrarë gruan

Dënimi me 14 vjet burg për financierin e pasur nga Gjeneva i cili kishte porositur një kosovar për të vrarë të shoqen, është shumë i butë. 

Kështu mendon Gjykata Federale e Zvicrës me seli në Lozanë e cila ka vendosur që dosjen ta kthejë për rigjykim në Gjykatën e Gjenevës.

Kështu, sipas gjykatësve nga Lozana faji i bashkëshortit është irëndë. Ndërkohë që i bënte dhurata gruas së tij , po planifikonte vrasjen e saj. Veç kësaj, edhe vetë plani për vrasje kishte qenë shumë i ulët, duke qenë se sipas porosisë së tij, vrasja do të inskenohej si një sulm për plaçkitje.

Gjykata Federale ka miratuar akuzën e bërë nga Prokuroria e Gjenevës (që gjykata e Gjenevës e kishte shpërfillur) edhe sa i përket kosovarit. Edhe ai është dënuar me 14 vjet heqje lirie gjë që, sipas Lozanës është një dënim shumë i butë.

Gjykata e Gjenevës duhej ti bënte dhurata vendoste nji bënte dhurata di bënte dhuratanim shumë më të ashpër për personin i cili kishte vendosur të vriste një grua në mënyrë gjakftohtë dhe kundrejt një pagese, thotë gjykata më e lartë e vendit. Kosovari kishte provuar disa herë  brenda disa muajve të bënte sulmin e porositur. Kosovari e kishte sulmuar në shkurt të vitit 2012 bashkëshorten e financierit në Gjenevë me thikë nga mbrapa. Por ajo, megjithëse e plagosur rëndë fatmirësisht  kishte shpëtuar.Ekspress

Të fundit