Flash News

KRYESORE

Financimet për lobim, ambasadori Karpushin: Partia Demokratike nuk është më pro-ruse së Partia Socialiste

Financimet për lobim, ambasadori Karpushin: Partia Demokratike nuk

Hetimi i prokurorisë pas dy viteve vonesë ka rikthyer në vëmendje të publikut, disa akuza të artikuluara nga mazhoranca se Partia Demokratike ka përdorur financime rusë për lobim në SHBA. Për ambasadorin e Rusisë në Tiranë,  Aleksandër Karpushin, akuzat janë hamendësime, pasi as palët politike në Shqipëri nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë.

“Përse duhet t’i japin para Partisë Demokratike? Mos vallë është më pro-ruse sesa Partia Socialiste? Jo, aspak. Sot ne shohim se njësoj si mazhoranca, ashtu edhe opozita nuk janë të prirura për të bashkëpunuar me Rusinë dhe janë futur në garë me njëra-tjetrën se kush bën më shumë deklarata antiruse. Në të njëjtën kohë, aleatët e demokratëve në parlament organizojnë aktivitete rusofobike në Uashington me mbështetjen e kongresmenëve amerikanë. Nga të gjitha këto, çfarë mund ta shtyjë Rusinë, të paktën teorikisht, për të mbështetur opozitën shqiptare?”, sqaron ambasadori rus.

Në fund, ai kritikoi edhe deklaratën e Erion Veliajt, që u shpreh se kandidatët për zgjedhjet lokale përcaktohen nga opozita.

Të fundit