Flash News

KRYESORE

Financimet ruse, Ylli Rakipi: Skenar i mazhorancës për të larguar vëmendjen nga skandalet

Financimet ruse, Ylli Rakipi:  Skenar i mazhorancës për të

Gazetari Ylli Rakipi mendon se thirrja e Lulzim Bashës në Prokurori bëhet për të shmangur vëmendjen nga problemet me të cilat përballet qeveria. Në ‘I ftuari” në A2 CNN, Rakipi se nuk beson se Shqipëria është në fokusin e Rusisë.

“Kur del një problem shumë i madh, thërret në prokurori djalin e Sali Berishës. Në rastin me Bashën është akoma më flagrant, një turp i madh, me rusët që kanë ardhur të shkatërrojnë Shqipërinë. Ku kanë nevojë Shqipëria ta shkatërrojnë rusët! Rusia përpiqet të shkatërrojë gjëra të rëndësishme. Përpiqet për shembull të marrë votat e Hillary Clinton dhe t’ia kalojë Donald Trump dhe angazhohet për gjëra shumë të mëdha. Nuk besoj se Shqipëria është në fokusin e Rusisë. Sapo doli problemi madh kaluam te Rusia”, u shpreh gazetari Rakipi.

Të fundit