Flash News

KRYESORE

Financimi i partive në zgjedhje, Bylykbashi ngre shqetësimin e listave: Masa drastike për shmangien e manipulimit të tyre!

Financimi i partive në zgjedhje, Bylykbashi ngre shqetësimin e

Ish deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka folur për mediat pas përfundimit të tryezës së reformës zgjedhore, ku u dhanë 5 propozime, për financimin privat të partive në zgjedhje.

Ai u ndal te listat e zgjedhësve, për të cilat tha se duhen marrë masa drastike për të shmangur manipulimin.

Po ashtu shtoi se qeveria nuk ka asnjë masë që të garantojë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin dhe se nuk ka marrë masa që të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi të vlefshëm për ditën e zgjedhjeve.

"Një nga çështjet që u diskutuan sot është shqetësimi i madh në lidhje me manipulimin me listat e zgjedhësve.

Listat e zgjedhësve manipulohen në mënyrë dramatike nga kryetarët socialistë të bashkive, me urdhrin e qartë që vjen nga Kryeministri për të fituar 800 mijë votat që i duhen Kryeministrit, dhe duke transferuar zgjedhësit, siç keni parë në Durrës, në Kavajë, në Elbasan dhe në qytetet të tjera dhe duke i regjistruar zgjedhësit fantazëm nëpër karabina pallatesh të papërfunduar apo nëpër kontejnerë, apo edhe nëpër lulishte; vetëm e vetëm që kandiadatët që kërkon qeveria socialiste të zgjedhë të jenë ata që fitojnë, duke bërë transferim turistësh zgjedhorë nga një bashki në një bashki tjetër.

Sot kuptuam qartë që qeveria nuk ka asnjë masë që të garantojë që zgjedhësit të votojnë aty ku kanë vendbanimin dhe gjithashtu nuk ka marrë masa që të pajisë të gjithë shtetasit shqiptarë me dokumente identifikimi të vlefshëm për ditën e zgjedhjeve. Shumë shtetasve u ka skaduar tashmë mjeti i identifikimit dhe zgjedhësit në pamundësi ekonomike do të pengohen nga pagesë e papërballueshme për ta për t’u pajisur me dokument identifikimi. Nëse në vitin 2009 qeveria e Sali Berishës bëri maksimumin, duke edhe subvencionuar çmimin, sot çdo gjë i është lënë selektivitetit politik dhe kjo reformë zgjedhore do të përpiqet ta trajtojë këtë çështje”, tha Bylykbashi.

Të fundit