Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Financimi i partive politike, çështje e debatueshme dhe e pazgjidhur në Shqipëri
Financimi i partive politike në Shqipëri është një prej çështjeve më të debatueshme prej shumë vitesh. Fushatat zgjedhore konsiderohen tejet lukzose dhe me të dhëna financiare të paregjistruara. Sipas një studimi nga Fondacioni Westminster për Demokraci dhe Institutit Shqiptar për Sipërmarrjen, shpenzimet e partive në fushatë janë afro 23 mln euro duke e tejkaluar mbi dhjetëfish shifrën që ato deklarojnë zyrtarisht. Ekspertët por dhe vetë drejtues të KQZ, i vetmi që kontrollon shpenzimet kanë vërejtje për legjislacionin, ndërsa eksponentë të partive kryesore mendojnë se janë bërë përparime në këtë drejtim. Një prej debateve lidhet me kontratat e lobimit të disa partive në shifra qindra mijra euro, si dhe pikpyetjet mbi rolin dhe burimin e financimit të tyre. Mimoza Picari njofton për Zërin e Amerikës:
Partitë politike në Shqipëri i kushtojnë në vit buxhetit të shtetit afërsisht 1 mln e 500 mijë euro, dhe vetëm në fushata zgjedhore afro 530 mijë euro. Këto fonde janë vetem pjesa e fondeve shtetërore, por partitë financoohen edhe nga kuotat e anëtarësisë, nga fondet jopublike, të cilat janë dhurimet financiare, dhurimet në natyrë, shërbimet, sponsorizimet, kreditë apo garancitë e ndryshme, si edhe çdo transaksion tjetër financiar."
Në zgjedhjet e vitit 2017, sipas KQZ shifra e shpenzimeve që deklaruan partitë ishte 1.8 mln euro, por sondazhet zbulojnë kosto shumë herë më të larta. Fondacioni Ëestminster për Demokraci (WFD) realizoi një studim në Shqipëri në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Sipërmarrjen, sipas të cilit kostoja e zgjedhjes së një deputeti është 166 mijë euro, por një pjesë e madhe të dhënash financiare nuk regjistrohen.
“Po të shohësh se sa kanë shpenzuar kandidatë të ndryshëm por dhe vetë partitë politike, apo dhe kontributorë të tjerë pretendetohet, por dhe studimi e tregon që shifra për fushatën e vitit 2017 mund të shkojë deri ne 23 mln euro” -pohoi Besart Kadia, Drejtor Institutit Shqiptar të Sipërmarrjes.
Ekspertët sugjerojnë financimin 100% të zgjedhjeve nga buxheti i shtetit, me qëllim shmangjen e burimeve të panjohura të financimeve, që më pas sic argumentojnë ata kompensohen me koncesione, apo tendera, në shifra qindra million euro në dëm të buxhetit të shtetit.
“Fondet publike në Shqipëri, të vërtetuara dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, abuzimi ka arritur në 1.7 mld euro. Këta deputetë nëse janë me prejardhje të botës së sipërmarrjes, janë të gatshëm të hyjnë në parliament për të devijuar këtë tortë të madhe fondesh” thotë zoti Kadia.
Institucioni i vetëm që kontrollon financimin e partive është KQZ.
“Është e patolerueshme për një vend si Shqipëria të zhvillohen fushata aq luksose të partive politike”- thotë Klement Zguri, Kryetar i KQZ.
Ekspertët janë kritikë me parashikimet ligjore mbi rolin e KQZ në monitorimin e financimit të fushatave zgjedhore.
“Është ligj difektoz sepse partitë kanë detyrim vetëm të deklarojnë. Por se kush investigon, se kush raporton, se kush shikon difektet e kapura nga audituesit e pavarur, kjo nuk është e përcaktuar. KQZ verifikon vetëm afatin e dorëzimit të raportit financiar” thotë Aranita Brahaj drejtuese e Open Data Albania.
“Ne nuk kemi arritur të përfundojmë një reformë të plotë zgjedhore. Kjo ka bërë që KQZ të shohë dhe të gjejë arsye për të nxjerrë rregulla dhe për të marrë vendime të cilat e përmirësojnë proçesin në fjalë, siç është raportimi i kandidatëve për kryetar bashkie. Kemi marrë vendim për standardizimin e formateve të raportimit, të formateve të auditimit. Kemi vendosur rregulla proçeduriale se si do të hetohen shkeljet” -sqaron Klement Zguri, Kryetar i KQZ.
Dy partitë kryesore ajo socialiste në qeveri dhe PD në opozitë, përmes përfaqësuesve të tyre rendisin përpjekjet ligjore duke vecuar ato në prag të zgjedhjeve politike të 2017, mes të cilave dhe monitorimi on line i aktiviteteve politike nga audituesit në KQZ.
“ Kemi vendosur standarde përsa i përket numrit të aktiviteteve në fushatën zgjedhore. Standarde përsa i përket çmimit minimal mbi bazën e të cilit duhet të llogaritet një aktivitet i një natyre të caktuar. Çmime të cilat duhet të ofrohen nga të tretët për partitë politike. Pra janë parashikuar disa standarde dhe çmime reference mbi bazën e të cilave auditët e pavarur bëjnë përllogaritjet, të cilat ballafaqohen me vetëdeklarimet e subjekteve politike”- tha Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD.
“Shumë nga komponentët e një fushatë të financuar nga mënyrë masive, të ndërhyrjes në gjithë infrastrukturën e Shqipërisë dhe të ndërhyjes gati në koncept urbanistik me flamuj me parrulla u zhdukën. Bëhet pa kosto fushata të paktën në ambjente publike”- sqaroi Ervin Bushati, Kryetar i Këshillit të mikqyrjes financiare në PS.
“Partitë politike gjithmonë janë të vëmendshme për të shkelur ligjin në mënyrë që të përfitojnë elektoralisht në mënyrë të padrejtë. Kjo sjellë një betejë të vazhdueshme mes partive politike dhe KQZ”- thotë zoti Zguri.
E megjithatë KQZ me mbështetjen e Institutit Demokratik amerikan rekomandon harmonizimin e ligjit të partive politike dhe kodin zgjedhor pasi sic thotë dhe kryetari i kqz Klement Zguri ato bien ndesh në disa pika me njëra tjetrën.
“Kërkojmë të harmonizohet kuadri ligjor. Kemi menduar që të ndryshojnë politikat penalizuese. Jo në të gjitha rastet mundet që subjektet zgjedhore të kenë të njëjtën masë ndëshkuese. Kërkojmë kompetenca më të qarta të KQZ. Kërkojmë proçedura konkrete që kanë të bëjnë me auditimin dhe monitorimin e fushatës zgjedhore. Kërkojmë përfshirjen në proçes të subjekteve të tretë, të cilët do të kenë kompetencën dhe mundësinë, për të sjellë informacione dhe për t’u trajtuar në KQZ. Kërkojmë që kuadri ligjor të jetë më i vemendshëm dhe të disiplinojë proçeduart që kanë të bëjnë me ankimimet”- shprehet Klement Zguri, kryetar i KQZ.
Instituti demokratik amerikan ngre shqetësimin e pragut të donacioneve. LPP-së parashikon se bëhen publike vetëm emrat e personave që dhurojnë më shumë se 100,000 lekë. Ky prag vlerësohet i lartë dhe në cënim të transparencës. Sipas raporteve të partive në zgjedhjet e fundit më shumë se një e katërta e donacioneve (27.8%) ishin nën pragun e raportimit. KQZ-ja rekomandon uljen e pragut në nivel me pagën mujore minimale të administratës publike.
“Standardi të cilit ne i jemi përafruar në vitin 2011 dhe më pas me ndryshimet e tjera, ka qenë një standard i pranuar gjerësisht dhe në vendet e tjera të rajonit, si një standard normal përsa i përket bërjes publike ose jo të donatorit”- sqaron Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD.
Në raportin e fundit OSBE/ODIHR rekomandon për partitë politike lidhet perpjekje serioze për të trajtuar cështjen e vazhdueshme të blerjes së votës.
“Përmasat që fenomeni ka marrë në vendin tonë, skema e bashkëpunimit të ngushtë mes shtetit dhe partisë shtet nga njëra anë dhe krimit të organizuar nga ana tjetër për një shitblerje masive të votes, është në skenë e frikshme, që duhet demontohet një orë e më parë”, thotë Ivi Kaso, sekretar për zgjedhjet në PD.
“Në mendimin tim sa herë flasim për këtë ne flasim në parim. Mirëpo ndarja e parimit me realitetin ka të bëjë me kuantifikimin e masës. Pra nëse ne kemi një rast në 3 milion vota, kjo me të vërtetë mund vërtetojë që ka krim. Por a është krimi ndikues në elektorat. Unë mendoj që jo, nuk është ndikues. Sepse nuk mund të blesh një pushtet të tërë”, sqaron Ervin Bushati, Kryetar i Këshillit të mikqyrjes financiare në PS.
“Krimi elektoral dhe blerja e votës është një fenomen për Shqipërinë. Secila parti le të drejtojë gishtin tek pjesa tjetër, por për fat të keq prej shumë vitesh, prej shumë proçesesh zgjedhore blerja e votës është një fakt që ne nuk e mohojmë dot”- thotë Aranita Brahaj, Drejtuese e Open Data Albania.
Një prej momenteve që ka shkaktuar debate janë dhe kontratat e lobimit të partive kryesore me kompani të huaja, me vlera qindra mijra euro, me qëllim forcimin e raporteve me zyrtarë të Uashingtonit. Për PD ka një hetim të hapur për këtë cështje. Edhe pse kontrata të tilla janë të ligjshme, ka mjaft dyshime për burimin e financimit e tyre, ashtu sic ka dhe pikpyetje mbi dobinë e lobimeve në veprimtarinë e partive.
Shqipëria është një vend i vogël dhe me ekonomi të dobët, e megjithatë partitë nuk kursehen për të shpenzuar shuma të mëdha parash në zgjedhje dhe në funksion të tyre. Ndaj dhe çështja e financimit të partive vazhdon të mbetet një ndër pikat më të errëta të veprimtarisë së tyre. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38