Flash News

KRYESORE

“Financoi dhomat frigoriferike të kompanisë Arbri Garden“, sqaron ish-ministri i LSI: Ishin fonde të Bashkimit Europian

“Financoi dhomat frigoriferike të kompanisë Arbri Garden“,

Ditët e fundit ka pasur zëra se Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural i ka dhënë fonde kompanisë ‘Arbri Garden’, gjatë kohës që drejtohej nga ministri i LSI-së, Edmond Panariti.

Megjithatë, vetë Panariti ka deklaruar se kjo është një shpifje dhe se financimi i dhomave frigoriferike të firmës 'Arbri Garden' është bërë me fonde të një programi të administruar nga Bashkimi Europian.

“Shpif, shpif se dicka mbetet !!! Nuk mund te perlyhet dhe baltoset Ministria e Bujqesise per dicka qe nuk i takon!! Financimi i dhomave frigoriferike per prodhime bujqesore te firmave SE-BI dhe Arbri Garden eshte bere me fonde te programit IPARD - like te administruara nga Bashkimi Europian, te ekzekutuara nga Agjensia Gjermane dhe te asistuara nga projekte mbeshtetese te USAID. Kriteret e aplikimit, vleresimi dhe vendim- marrja jane te strukturave te BE-se sepse AZHBR si pjese e Ministrisë së Bujqësisë ne 2015, ka qene perfshire ne proces trajnimi dhe nuk ka patur ze si ne vendimarrje ashtu edhe ne ekzekutim. Kjo eshte e vërteta”, ka shkruar Panariti në rrjetin social 'Facebook'.

Të fundit