Flash News

KRYESORE

Finesë dhe elegancë nën krijimin e stilistit shqiptar, Aurela Hoxha merr vëmendje në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia

Finesë dhe elegancë nën krijimin e stilistit shqiptar, Aurela
Prej 2 shtatorit në Itali po mbahet një nga festivalet më të rëndësishme të filmit dhe i pari për nga ngjarjet kaq të rëndësishme ndërkombëtare që pas anulimit të qindra eventeve prej pandemisë së koronavirusit. Të pranishmit në Festivalin e Filmit në Venecia ishin me maska - ndryshe nga çdo vit - dhe sigurisht afrimiteti nuk është më diçka që duhet diskutuar për shkak të rregullave të distancimit social. Masat e rrepta nga ana e organizatorëve, si dezinfektonte e termometra kanë qenë konform protokolleve anti-COVID. E pranishme në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit, ka qenë dhe Aurela Hoxha. Aurela, se fundmi po merr pjesë gjithnjë e më shumë në evente të tilla kaq të rëndësishme. Blogerja shqiptare është shfaqur mjaft e kuruar dhe shumë elegante e me klas. E veshur me një fustan të zi, që është krijim i Valdrin Sahitit, Aurela ka arritur të marrë vëmendjen e fotografëve të pranishëm.
 
View this post on Instagram
 

On the red carpet this night in Venice 🎬

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

 
View this post on Instagram
 

🎬

A post shared by AURELA HOXHA (@hoxha_aurela) on

Të fundit