Flash News

KRYESORE

Finlanda mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë, kritika për vendet që neglizhojnë Ballkanin

Finlanda mbështet çeljen e negociatave me Shqipërinë,

Finlanda e mbështet Shqipërinë në hapjen e negociatave. Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto vizitoi sot Tiranën ndërsa më herët ka qenë në Prishtinë dhe Beograd. Ai mendon se Ballkani Perëndimor është një rajon në qendër të Evropës dhe se Helsinki kërkon që Shqipërisë t’i çelen bisedimet e anëtarësimit.

“Ballkani Perëndimor nuk është në një qoshe të largët, por është në qendër të Evropës. Ne i mbështesim bisedimet që po zhvillohen me Malin e Zi dhe Serbinë, tani duam që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin bisedimet. Ne nuk jemi të vetëm në marrjen e vendimit, por ai duhet të merret në unanimitet me të gjitha vendet. Ne jemi në bisedime me të gjitha vendet dhe me Tiranën për progresin e bërë. Vendet nuk i bëjnë këto ndryshime për shkak të BE, por për zhvillimin e tyre. Të gjitha këto hapa janë pjesë e demokracisë dhe transparencës demokratike”, tha ministri finlandez.

Haavisto nuk i kurseu kritikat edhe për ato shtete të Bashkimit Evropian që kërkojnë të përqendrohen në reformimin e brendshëm të unionit, duke lënë në hije procesin e zgjerimit me shtetet e Ballkanit.

Të fundit