Flash News

KRYESORE

Fino foli për konfliktet e interesit në FSHF, zëdhënësja e PD-së i kujton Olsi Ramën dhe Gaz Demin

Deputeti i PS Bashkim Fino, i cili kandidon kundër Armand Dukës për kreun e FSHF, lëshoi mjaft kritika sot gjatë një interviste televizive ndaj mbështetësve të këtij të fundit, duke e vënë theksin kryesisht te konflikti i interesit që kanë me Dukën.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, duke shpërndarë në facebook, një fotografi ku bashkim Fino shihet i ullur në lloton e Gaz Demit në bllok, së bashku me këtë të fundit dhe me vëllain e kryeministrit, Olsi Rama, shkruan:

Ndoqa kandidatin e Edit dhe te Olsit per te kapur federaten e futbollit. Duhet ta kishin pergatitur pak me mire, te pakten nga Moggi qe eshte i vjeter ne kete fushe, prisja me shume.

Kur e pyeten per mendimin e trajnereve qe vleresonin Duken dhe ishin kunder tij, ju beri thirrje te mos flasin se ndryshe do ti paragjykonte kur te vinte ne krye te federates. Dmth do i nderpriste kontraten.

Kur foli per zedhenesin e federates Gerti Carcani (qe mesa di une eshte drejtori i komunikimit) e cilesoj me konflikt interesi se drejton nje emision sportiv. Kurse nje kandidat per president dhe deputet qe eshte ushtron presion mbi kryetaret e bashkise se forces tij politike nuk eshte konflikt interesi.

Fliste per program 8 vjecar qe ndoshta do e prezantoj diku, por mandati qe kerkon eshte vetem 4 vite. Mesa duket Olsit i duhen dy mandate.

E plot perla te tjera qe tregonin se Baçi ishte kandidat per te vendosur bashkimin e federates me pjeset e tjera te tepsise se Rames.

P.S ky eshte gjykim personal dhe jo ne pozicion tim politik. Se deputeti socialist e ka merak konfliktin e interesit.

 

 

Të fundit