Flash News

KRYESORE

Fino ka hallin e Ramës: Ka 800 veta që paguhen më shumë se kryeministri

Fino ka hallin e Ramës: Ka 800 veta që paguhen më shumë se

Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino u shpreh kundër nenit 12 të projektligjit për paketën fiskale i cili sipas qeverisë përfaqëson hirearkinë e pagave në republikën e Shqipërisë.

Fino u shpreh në Kuvend kjo nuk është e vërtetë dhe i kujton kryeministrit Rama se janë 800 persona që marrin dyfishin e pagës së tij.

“Në rastin konkret miratojmë një pagë të presidentit ndërkohë që kemi një fashë me 800 veta që marrin dyfishin apo trefishin e pagës së Presdientit e kryeministrit.

Pak më parë dëgjova që dhatë akoma fonde të tjera për Fondin e Zhvillimit shqiptar, vazhdoni të jepni akoma fonde ndërkohë që ai merr dyfishin e pagës tënde zoti kryetar, të kryeministrit dhe presidentit dhe ky nen nuk ka përfaqësuar asnjëherë dhe nuk ka për ta përfaqësuar asnjëherë hirearkinë e pagave. Ne po e votojmë gabimisht një nen të tillë në buxhetin e shtetit”, u shpreh Fino.

Të fundit