Flash News

KRYESORE

Fino në garë për FSHF-në, deputeti i PS-së, tregon skemën: Po të ndërhyjë Rama rrëzohet Duka   

Fino në garë për FSHF-në, deputeti i PS-së, tregon

Edhe pse nuk është zyrtarizuar ende forcohen edhe më shumë zërat që konfirmojnë se Bashkim Fino do të garojë për postin e kryetarit të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Deputeti i partisë Socialiste Fidel Ylli, në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në “News 24” tha se Bashkim Fino ka dëshirë të kandidojë dhe nëse ai do të vendos ta bëjë këtë Ylli njoftoi se ai do të jetë në krah të tij.

“Bashkim Fino është miku im, është shoku im dhe e dua fort. Nëse do të kandidojë, të jesh e sigurt që do të jem në krah me të. Jo thjesht se jam pjesë e familjes së Partisë Socialiste dhe historia të tjera, por unë e kam mik të hershëm Bashkimin. Ai është njeri i sportit, është dashamirës i tij. Nuk e di se çfarë projekti ka… Duka bëri një reagim dhe nuk më erdhi mirë se jam ndërmjet dy miqsh. Finon e kam mik të vjetër që në Komitetin Olimpik dhe ka dëshirë të kandidojë”, ka thënë Ylli.

Më tej, deputeti socialist ka treguar se nëse kryeministri Edi Rama do të donte të largonte Dukën nga FSHF mund ta bënte. “Me përjashtim të Korçës, të Fierit dhe të disave, janë kryetarët e bashkive aksionerë 100%. Shumica e kategorive të dyta, varen nga bashkitë. Po të donte kryeministri të ndërhynte, hynte politikisht, më fuste mua në lojë dhe Mand Duka do të rrëzohej, pavarësisht sa investime ka bërë”, tha Ylli.

Por fakti që kryeministri nuk ka ndërhyrë deri më tani, siç shprehet deputeti i PS-së, kjo nuk do të thotë se një gjë e tillë nuk do të ndodh në zgjedhjet që po vijnë.

 

Të fundit