Flash News

KRYESORE

Fino nuk pranon rezultatin: Do e dërgojmë çështjen në gjykatat shqiptare dhe në ‘CAS’

Fino nuk pranon rezultatin: Do e dërgojmë çështjen në

Kandidati në garë për për kreun e FSHF-së, Bashkim Fino ka shprehur pakënaqësi për procesin e votimit ku Armand Duka u shpall fitues me një diferencë të konsiderueshme.

Fino tha se delegatët në Asamble u caktuan nga federata, ndërsa përsëriti kundërshtimin për votat e shoqatave të paregjistruara në gjykatë. “Nuk jam i surprizuar, e prisja rezultatin “, tha ai.

Deputeti i PS-së ka vendosur që këtë çështje ta ndjekë në gjykatat shqiptare, edhe pse uroi Dukën për fitore.

“Çështja do të ndiqet fillimisht në gjykatat shqiptare”, tha Fino, duke shtuar se “më pas do e ndjekim në CAS dhe në FIFA”.

Të fundit