Flash News

KRYESORE

Fiorentina për Ambren: “Ajo ka ngacmuar Olsin tim”

Fiorentina nuk e kapërdiu lehtë teksa pa Olsin dhe Ambrën në kuzhinë dhe këtë ja bëri të qartë edhe Olsit, por ai tha se ishte Ambra që shkoi tek ai. Më pas, Olsi tenton t’i qëndrojë sa më pranë partneres së tij dhe bëjnë dush bashkë, ndërsa në njërin krah ishte edhe Elisona. Teksa bëjnë dush ata flasin për Ambrën.

“Do e sqaroj unë tani me Ambrën thotë Fiorentina. Ndërsa Elisona i këshillon që të mos i japin shumë vëmendje. “Cfarë ti bëja unë. Të qafsha ty, më erdhi vetë”, i thotë Olsi Fiorentinës.

Pas debatit që zhvilloi me Elsamedin, Fiorentina është duke u biseduar dhe u ankuar me Gastaren, të cilës i tregon se ka inat edhe partneren e tij, Ambrën.

“Do i them ke një femër në krah që ngacmon burrat e botës”, shprehet Fiorentina që thekson se Ambra ka ngacmuar partnerin e saj, Olsin.

“Ka ngacmuar Olsin tim. Jo me fjalë, por me gjeste. Unë doja me e kap dje, por s’më la Olsi”, thekson Fiorentina, ndërsa Gastarja thotë se “Qenkan të thella këto punë”.

Të fundit