Flash News

KRYESORE

Firmat mbi flamurin kuqezi, avokati në Kosovë: Rama dhe Haradinaj përdhosën simbolin kombëtar

Firmat mbi flamurin kuqezi, avokati në Kosovë: Rama dhe Haradinaj

Mbledhja e dy qeverive nuk është vlerësuar pozitivisht nga avokati kosovare, Dastid Pallaska. Në emisionin Pressing në T7, ai theksoi se marrëveshjat ishin populiste, pa qëllime konkrete.

‘Takim pa përmbajtje dhe qëllim. Aty nënshkruhen marrëveshje për tu nënshkruar marrëveshje’, shpjegoi ai, duke treguar se nuk ka objekt të qartë të tyre.

Pallaska mendon se po sot u përdhos flamuri kombëtar, kur dy kryeministrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj dhanë firmat mbi flamur.

“Kjo ishte përdhosje e flamurit, tregon kulturën politike që po eksportohet nga Shqipëria”, tha ai duke shtuar se me këtë ‘po humb çfarëdo vlere të diskursit publik”, perfundoi ai.

Të fundit