Flash News

KRYESORE

Firmosën kundër ligjit për Arsimin e Lartë, Rama “kërcënon” pedagogët: Përpara, provoni përputhjen tuaj me ligjin

Firmosën kundër ligjit për Arsimin e Lartë, Rama

Një grup pedagogësh kërkuan gjatë ditëve të fundit abrogimin e ligjit për Arsimin e Lartë, duke hedhur firmat në një peticion të përbashkët.

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kësaj përfaqësie nga Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Shkencave Sociale, duke u thënë se një pjesë prej tyre janë si shprehja e një filmi “sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”, ndërsa u shpreh i prerë se ky ligj nuk do të preket.

“Ligji i arsimit të lartë nuk ka arsye të preket, nuk më ka dhënë asnjë një fakt se këtë zhvillim pozitiv e ka penguar ligji i Arsimit të Lartë.

Kemi boshllëk për të plotësuar nga ligji te ligjshmëria. Nuk preket. Një fjalë kam për pedagogët që firmosën peticionin.

E rëndësishme është të ndahen një herë, ka shumë që janë heronj, por ka edhe tjerë që janë si ajo shprehja e atij filmi “sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”.

Para se ata të shkojnë te ligji, është mirë që secili të provojë përputhjen e vet me ligjin, sa u takon atyre që ai është doktor, a profesor, i asociuar. Ligji nuk na pengon dhe s’ka arsye të preket. Është rezultat i një shumice që ka marrë mandatin e popullit”, u shpreh Rama.

 

Të fundit