Flash News

KRYESORE

Firmoset marrëveshja me SHBA për ndërtimin e Skavicës, Rama: Kujdes me paratë e vendeve jo mike, Shqipëria pro rrjetit të pastër

Firmoset marrëveshja me SHBA për ndërtimin e Skavicës, Rama:

Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA, për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës me financim amerikan.

Gjatë fjalës së përbashkët me nënsekretarin e SHBA për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach, Rama tha se ky investim nxit bizneset që të vazhdojnë në këtë proces ku qeveria amerikane hedh hapin e parë.

Memorandumi për bashkëpunimin ekonomike me SHBA do ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri për investimet direket amerikane dhe të huaja në vend, do rrisë eksportet shqiptare duke përmirësuar bilancin tregtar dhe do çfusë ëndrrën 50 vjecare , ndërtimi i HEC të Skavicës. E kthen Shqipërinë i varur nga moti e importi në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Memorandumi nxit bizneset që të vazhdojnë në këtë proces ku qeveria amerikane hedh hapin e parë duke hyrë vetë për të mbështetur me ekspertizën e vet, teknologjinë amerikane dhe financimin që do punojmë bashkë, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull.

Kam parasysh impaktin e madh që do hidhet nga kompanitë amerikane dhe përtej Europës nga vende mike”, tha Rama, i cili u ndal edhe te investimet në para që vijnë nga vende mike dhe ato që i cilësoi si vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar të Shqipërisë.

“Për ne paraja që vjen për t’u investuar në Shqipëri nuk është një para që vlen njësoj si kur vjen nga një vend mik, si kur vjen nga vende që nuk hyjnë ndër miqtë tanë më të preferuar dhe nuk janë aleatë strategjikë të Shqipërisë. Në këtë rast ne jemi posaçërisht të kujdesshëm. Paraja nga vendet mike të mos ketë pengesa e të kthehet në përfitim reciprok”, u shpreh kryeministri.

Lexo edhe: 

https://politiko.al/rrjeti-5g-rama-i-kthehet-serish-letres-se-trump-nuk-do-lejojme-qe-kur-femijet-tane-te-zgjohen-te-jete-shume-vone/

 

https://politiko.al/rrjeti-5g-nensekretari-i-shba-shqiperia-eshte-bashkuar-me-valen-e-rrjetit-te-paster-rama-nje-lider-i-vertet/

Të fundit