Flash News

KRYESORE

Firmoset marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova si një trup i unifikuar në politikën e jashtme

Firmoset marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova si një trup i

Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje në bazë të së cilës do të operojnë me ambasada dhe konsullata të përbashkëta.

Akordi u firmos nga dy ministrat e Jashtëm, Gent Cakaj dhe Behgjet Pacolli, të cilët sqaruan edhe pikat teknike të saj. Ministri në detyrë, Gent Cakaj tha se Shqipëria dhe Kosova do të veprojnë tani si një trup i vetëm dhe me qasje aktive në politikën e jashtme.

Republika e Shqipërisë nga sot e tutje merr përsipër jo thjesht afirmimin deklarativ por edhe përfaqësimin e drejtpërdrejtë, mbrojtjen konkrete dhe afirmimin pa kushte të qëndrimeve zyrtare të Republikës së Kosovës në të gjitha instancat ndërkombëtare ku përfaqësimi i Kosovës për shkaqe objektive është i pamundur.

Kosova dhe Shqipëria tani e tutje do të veprojnë si një trup i unifikuar, por edhe me një qasje aktive në botën e jashtme. Jemi dakordësuar për fillimin e punës për ngritjen e fondit të përbashkët për menaxhimin, ngritjen dhe zhvillimin e ambasadave dhe konsullatave nëpër botë. Kosova dhe Shqipëria nga sot e tutje fillojnë punën për të pasur Ambasada dhe konsullata të përbashkëta anembanë botës. Për ti shërbyer trupës së integruar diplomatike, Kosova dhe Shqipëria menjëherë nga sot e tutje do të fillojnë krijimin e një platforme të përbashkët të trajnimeve midis akademive të tyre diplomatike.”-tha Cakaj.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Begjet Pacolli theksoi se ky bashkëpunim do t’i bëjë të dy shtetet më të unifikuara dhe më të forta.

“Ka një mori vendesh ku ne operojmë si dy entitete dhe unë mendoj se kjo është e tepërt. Ne duhet që këto energji t’i bashkojmë dhe të veprojmë së bashku, që ne të kemi përfaqësi të përbashkëta. Nëse ne jemi të aftë të bashkëpunojmë të me njeri-tjetrin do jemi të aftë të bashkëpunojmë edhe me të tjerët. Shtylla e diplomacisë kulturore. Shqipëria dhe Kosova sot kanë rënë dakord për zhvillimin e një kalendari të përbashkët të aktiviteteve kulturore me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave kombëtare”- sqaroi Pacolli.

Të fundit