Flash News

KRYESORE

Firmoset marrëveshja, studentë nga Prishtina dhe Shkupi do i bashkohen protestës para Kryeministrisë

Studentët do t’i rikthehen protestes të hënën para Kryeministrisë pas pushimeve të fundvitit. Është mësuar se ata do të mbështeten edhe nga koleget e tyre nga Prishtina, Shkupi dhe Tetova.

“E Diel me 6 Janar 2019, ne kuader te levizjes studentore te dhjetorit te dyte, u nenshkrua per here te pare ne historine Shqiptaro-kosovare. Marreveshja per bashkepunimin studentore, iniciative e Keshillave Studentore, respektivisht nga Fakultetet; Tirane-Prishtine! Kryetari i KSFSHN: Xhuljan Guçe dhe perfaqesuesi nga Universiteti i Prishtines: Kreshnik Smakiqi. Delegacioni i ardhur nga Kosova ishte perbere nga 20 studente si dhe studente te ardhur nga Tetova dhe Shkupi.I falenderojme te gjithe perzemersishte per pjesëmarrjen”, shkruan studenti Klajdi Bello në ‘Facebook’.

Kërkesa e vetme dhe e panegociueshme e studentëve është anulimi i ligjit të Arsimit të Lartë, ndërsa janë mosbesues ndaj premtimeve të kryeministrit Rama.

“Ju jeni milionerë, me vila, me makina”, studentët zbulojnë një nga parullat e protestës

Studentët mbledhje në ‘Universitetin e Tiranës’; përcaktohen objektivat e protestës

Të fundit