Flash News

KRYESORE

Firmoset me ceremoni online marrëveshja e mbështetjes së BE për Shqipërinë në luftën ndaj Covid-19

Firmoset me ceremoni online marrëveshja e mbështetjes së BE

Bashkimi Europian, përmes zyrës së Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka akorduar 4 milionë euro në fushën e Shëndetësisë në luftën kundër COVID-19.

Marrëveshja u nëshkrua online, përmes një ceremonie virtuale, ku të pranishëm ishin ministrja Manastirliu, ambasadori i BE, Soreca si dhe Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i OKB-së.

Përmes kësaj mbështetje, ne do të jemi në gjendje të mobilizojmë më shumë burime në luftën kundër COVID-19, në mbështetje të sistemit shëndetësor jo vetëm për sot, por edhe për nesër.

Kjo ndihmë e menjëhershme duke mbështetur furnizimin e pajisjeve mjekësore, të tilla si ventilatorët mjekësorë, pajisjet e ICU, laboratorët, ambulancat automatike dhe mjetet e mbrojtjes së disponueshme për stafin e kujdesit shëndetësor, do të rrisë kapacitetet tona për të përmirësuar diagnozën dhe trajtimin e COVID-19”, u shpreh Manastirliu.

Të fundit