Flash News

KRYESORE

Firmosi patentat e Tahirit, zyrtari i Portit: Kishte leje para se të bëhej ministër

Firmosi patentat e Tahirit, zyrtari i Portit: Kishte leje para se të

Prokurorë të krimeve të rënda kanë shkuar dje në Kapitanerinë e Durrësit ku kanë kërkuar informacioni në lidhje me dy patentat e  ish-ministrit Tahiri për drejtimin e mjeteve lundruese 20 dhe 100 ton.

Prokurorët kanë takuar kreun e portit Paulin Ndreu dhe me përgjegjësin e sektorit të mjeteve lundruese që ka firmosur lejet e drejtimit të  ish-ministrit.

Sipas Hamdi Domit, Tahiri ishte i pajisur më parë me leje drejtimi dhe në 2011 ai ka shkuar në zyrën e Domit për ti rinovuar ato.

Sipas përgjegjësit të sektorit Domi, janë dy mënyra për tu siguruar me këto patenta. “E para, nëse personi është pajisur me leje lundrimi para vitit 2011 kryhet vetëm rinovimi i saj, ndërsa praktika e dytë ka të bëjë me  lejet e dhëna pas vitit 2011 dhe ka një rregullore të re, e cila konsiston në kryerjen e një kursi të posaçëm për çdo personi që kërkon të pajiset me një lej lundrimi. Tahiri është pajisur me leje lundrimi para vitit 2011 dhe këtë verë ai ka bërë vetëm rinovimin e saj.  Kjo bëhet në mënyrë automatike dhe pa burokraci për të gjithë të interesuarit. Saimir Tahiri ka ardhur vetë në zyrën time dhe ka kërkuar rinovimin e “lejes së lundrimit”. Për “Panorama” Domi shpjegon se lejet e Tahirit janë një për mjet lundrimi deri në 7 metra dhe tjetra deri në 15 metra.

Të fundit