Flash News

KRYESORE

Firmosi tender në ditën e parë? Reagon ministrja Kërtusha: Si qëndron e vërteta dhe shkelja që bëri Xhaçka

Firmosi tender në ditën e parë? Reagon ministrja Kërtusha:

Ditën e djeshme në disa media u raportua se ministrja e Mirëqenies Sociale, Xhuljeta Kërtusha kishte firmosur një tender në ditën e parë në detyrë.

Menjëherë ka reaguar ministria duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për ndonjë tender, por për shfuqizimin e urdhërit të ish-ministres Olta Xhaçka, që i kalonte kompetencat te Sekretari i Përgjitshëm, në kundërshtim me marrëveshjen politike.

Reagimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale:

Ky është një reagim për disa lajme të pavërteta që qarkullojnë në media. Po bëjmë të ditur se vendimi i Ministres së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sot është për shfuqizimin e një urdhëri të ish-ministres e cila në ditën e saj të fundit në detyrë, në kundërshtim me frymën e marrëveshjes politike , ia kalonte kompetencat e saj Sekretarit të Përgjithshëm.

Shfuqizimi i këtij urdhëri bëhet për të mbyllur çdo mundësi abuzimi nga administrata për interesa elektorale. Ministrja Kërtusha nuk do te firmosë asnjë tender deri në fund të mandatit të saj dhe do të angazhohet për sigurimin e transparencës, standarteve dhe ndalimit të cdo lloj abuzimi.

Të fundit