Flash News

KRYESORE

Firmosi vendimin për zgjedhjet në Universitet në kohë pandemie, shkarkohet pedagogia Majlinda Keta

Rektorati i Tiranës ka shkarkuar nga detyra pedagogen Majlinda Keta si pegagoge në Fakultetin e Shkencave Sociale, e cila ishte dhe kryetare e Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës. Përmes një shkrese zyrtare të firmosur nga rektori Mynyr Koni, thuhet se Keta shkarkohet nga kjo detyrë, pasi në mënyrë të paligjshme dhe të paprecedentë nxori urdhrin për zgjedhjet ne Universitetin e Tiranës gjatë situatës së pandemisë, ndërsa më pas përcolli me email njoftimin në fjalë.

Ndër të tjera në arsyet e renditura për shkarkimin nga detyra të Ketës lexohet se: “është shkelur në mënyrë flagrante rregullorja për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe Senatin Akadamik të UT, duke përgatitur, firmosur dhe dërguar me email edhe në formë shkresore dokumenta, të cilat janë në shkelje të rregullores së sipërcituar. Moszbatimi i shkresës së rektorit të UT për ndërprerjen e menjëhershme të veprimeve të paligjshme me pasoja për Universitetin”.

Të fundit