Flash News

KRYESORE

Fitim Zekthi: Artistë që të mbështesin regjimet apo qeveritë dalin vetëm në komunizëm

Analisti Fitim Zekthi shkruan se ka patur gjithmonë debat nëse arti duhet të përzihet me politikën në kuptimin që a duhet vepra artistike dhe vetë artisti të sulmojë një qeveri apo një regjim politik.

Shumica kanë thënë po, shkruan Zekthi, teksa shton se  artistë që mbështesin regjimet apo qeveritë dalin vetëm në komunizëm, fashizëm dhe forma të tjera totalitarizmi

Shkrimi i plotë i Fitim Zekthit

Ne mesin e artisteve ka patur gjithnje debat nese arti duhet te perzihet me politiken ne kuptimin qe a duhet vepra artistike dhe vete artisti te sulmoje nje qeveri apo nje regjim politik, nje vendim apo nje ide politike qe sjell vuajtje apo prodhon dem per vendin dhe njerezit. Shumica kane thene po dhe historia ka shembuj pa fund te artisteve dhe veprave artistike qe godasin pushtetin, dhunen, regjimet politike autoritare, diktatoriale, totalitate apo cfaredo regjimi ku interesi i njerezve poshterohet. Ata pak fare qe jane kunder e mendojne artin dhe artistin si dicka qe nuk duhet perziere apo ndotur me politiken, e mendojne artistin dhe vepren artistike si dicka qe kerkon universalen, te perjetshem, idealen, absoluten etj dhe do te ishte ikje nga kjo lloj metafizike marrja apo kundershtimi i nje regjimi apo nje politike. Por artiste qe te mbeshtesin regjimet apo qeverite dalin vetem ne komunizem, fashizem dhe forma te tjera totalitarizmi... Kur artistet mbeshtesin nje qeveri apo nje regjim ata nuk jane me te tille ndersa kur marrin cmime nga politika, nga regjimi ata nuk kane qene artiste asnje dite. Ata kane qene dhe jane vetem sherbestare medioker pushteti dhe duhet percmuar si te tille....

Të fundit