Flash News

KRYESORE

Fitohet lotaria më e madhe në SHBA, ja vlera marramendëse vetëm me një biletë

Fitohet lotaria më e madhe në SHBA, ja vlera marramendëse

Vetëm një ditë më parë në SHBA u fitua lotaria me vlerën më e lartë me një biletë të vetme duke kapur shifrën e 758,7 milionë dollarëve, që mund të tërhiqen brenda vitit.

“Çmimi i madh i Poëerball prej 758,7 milionë dollarëve u fitua nga një biletë e vetme në Masaçuset, vlera më e madhe në histori për një biletë të vetme”, shkruan në Tëitter “Poëerball USA”, duke theksuar sot në një komunikatë se edhe katër bileta të tjera kishin kapur vlera mbi një milion dollarë.

Mjaftonte të kishe zgjedhur shifrat 6, 7, 16, 23, 26 dhe 4.

Pronari i lumtur i kësaj bilete fituese, e blerë në një dyqan në qytetin e Chicopee (verilindje), ka në dispozicion një vit që të paraqitet.

Ai mund të zgjedhë që të marrë shumën e fituar me këste për 30 vite, që do të përkonte me shumën e çmimit të madh ose të marrë një shumë unike prej 480,5 milionë dollarë. Sipas “Poëerball USA”, fituesit e çmimeve të mëdha zgjedhin gjithnjë pagesën unike.

 

Të fundit